Kushtet e përdorimit

Duke përdorur Ankandi ju pranoni këto kushte.

Llogaria

Çdo person mban një llogari të vetme, me të dhëna të sakta. Jeni përgjegjës për çdo veprim të kryer me llogarinë tuaj dhe për ruajtjen e fjalëkalimit.

Shpalljet

Shitësi përgjigjet për saktësinë e përshkrimit, fotove dhe çmimit. Ndalohen sendet e paligjshme, të falsifikuara ose që shkelin të drejtat e të tjerëve. Çdo shpallje mund të refuzohet ose të hiqet.

Ofertat

Një ofertë e dhënë është detyruese. Fituesi i ankandit është i detyruar ta përfundojë blerjen me shitësin.

Roli i platformës

Ankandi është vendi ku takohen blerësi dhe shitësi. Nuk jemi palë në marrëveshje, nuk mbajmë sendin dhe nuk kryejmë pagesën mes palëve. Dorëzimi dhe pagesa rregullohen mes tyre.

Kreditet

Kreditet e promovimit janë njësi e brendshme e platformës, shërbejnë vetëm për të rritur dukshmërinë e një shpalljeje dhe nuk këmbehen me para.

Ndryshimet

Këto kushte mund të përditësohen. Versioni në fuqi është ai i publikuar në këtë faqe.